Studime të ndryshme kanë treguar se disa ushqime mund të luftojnë inflamacionin, i cili nga njëra anë ndihmon trupin tuaj të mbrohet nga infeksioni dhe dëmtimi, por nga ana tjetër, inflamacioni kronik mund të çojë në shtim në peshë dhe sëmundje
1. Peshk i yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3. Jo të gjithë peshqit përmbajnë acide yndyrore, ndaj më së shumti këshillohet salmon, sardele, harengë dhe skrumbi. Trupi metabolizon këto acide yndyrore në përbërje të quajtura rezolina dhe protektin, të cilat kanë efekte anti-inflamatore.
2. Brokoli
Brokoli është jashtëzakonisht ushqyes. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e shumë perimeve (lulelakër, brokoli, kale) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kjo mund të ketë lidhje me efektet anti-inflamatore të antioksidantëve që ato përmbajnë. Brokoli është i pasur me sulforafan, një antioksidant që lufton inflamacionin.
3. Avokadot
Avokadot janë të mbushura me kalium, magnez, fibra dhe yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën. Ato gjithashtu përmbajnë karotenoide dhe tokoferolë, të cilat janë të lidhura me rrezikun e zvogëluar të kancerit. Përveç kësaj, një përbërje në avokado mund të zvogëlojë inflamacionin në qelizat e reja të lëkurës.
4. Domatet
Domatet kanë shumë vitaminë C, kalium dhe likopen, një antioksidant me veti mbresëlënëse anti-inflamatore. Likopeni mund të jetë veçanërisht i dobishëm për zvogëlimin e përbërjeve pro-inflamatore që lidhen me disa lloje të kancerit.
11. Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat, mjedrat
Këto fruta të vockla janë të mbushura me fibra, vitamina dhe minerale.
Ka.Li/fjala.al