Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ditën e hënë janë regjistruar 3 viktima dhe 288 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Sipas ministrisë, gjatë këtyre orëve janë shëruar 51 persona duke çuar numrin total të të shëruarve në 10,705.
Orët e fundit janë kryer 1304 testime ndërkohë që aktualisht janë 9250 raste aktive në vend.
Kujtojmë se ditën e djeshme janë shënuar 4 viktima dhe 299 raste të reja.
Pa.Va/Fjala.al
