Dita e Verës, 14 mars, e quajtur edhe “festa e luleve” një festë sa tradicionale aq edhe e ndërthurur çdo vit me risi.
Ashtu si në çdo qytet, kryesisht në Elbasan dhe Tiranë festimet arrijnë kulmin, edhe në rrethet dhe kryesisht në Shqipërinë e mesme ka mënyra dhe tradita të ndryshme.
Festimet kanë nisur që mbrëmjen e djeshme ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.
Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballokume. Por ky është viti i dytë që festohet ndryshe për shkak të pandemisë që ka vënë në “kthetra” të gjithë botën.
Edhe pse nën masat anti-Covid, bëhet me dije se në qytetin e Elbasanit do të zhvillohen aktivitete si tregu agro-ushqimor, dhe do të ketë një eksopzitë me piktura.
Elbasani mbrëmë hodhi fishekzjarre duke u dhuruar kështu një spektakël qytetarëve.