Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin Zona Zero e ka përjashtuar çdo mundësi të ndonjë negociate apo ndërmjetësimi mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Sipas tij urat e komunikimit mes tyre janë djegur.
Në mënyrë figurative ai u shpreh se nëse më 11 dhjetor Berisha dhe mbështetësit të tij do të marrim vendim për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, më 18 dhjetori Kuvendi i thirrur nga kryedemokrati do të marrë vendim për përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.
Ai theksoi më tepër se do të kemi dy parti. “Lajmi i zyrtarit të DASH që ishte plus sot, pritej në qëndrim i tillë. Lajmi që ishte sot, ka qenë fakti që do të ketë një listë tjetër të personave që do të shpallen non-grata, që do të përfshihen si politikanë dhe biznesmenë të shpallur nga paketa non-grata. Berisha e hapi këtë gjë dhe i vishet kësaj gjëje. Mesazhi i qartë kjo i tregohet më tepër anëtarësisë. Me këtë lëvizje të SHBA maksimumi mund të çojë në një çarje më dysh të partisë, jo në marrjen e PD-së, pra këtu pritet dëshira e Berishës, e këtu pritet kjo rrugë dhe në asnjë mënyrë që Berisha mund të jetë kryetari i saj. Fakti që PD do të jetë domen i Berishës tani nuk qëndron”, tha Nesturi.
