Ndërsa moti dhe aktivitetet njerëzore ndryshojnë me stinët e vitit, kështu ndryshon edhe incidenca, shkaqet dhe ashpërsia e zjarreve që jo pak herë janë bërë faktor për dëme fatale. Moti i ftohtë i vjeshtës dhe dimrit rrit aktivitetet e brendshme dhe nevojën për ngrohje, me pranverën dhe më pas stinën e verës që sjell kulmin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta. Vitet e fundit, Ndryshimet Klimaterike duket se po ndikojnë në zgjerimin e sezonit të zjarreve, pasi shfaqja e zjarreve në natyrë nuk shtrihet më vetëm gjatë sezonit të verës ku incidenca është dhe më e lartë. Për të shmangur zjarret dhe dëmet që shkaktojnë, secili mund të mobilizohet kundrejt ndryshimeve klimaterike duke adoptuar praktika miqësore ndaj mjedisit nëpërmjet reduktimit të përdorimit të plastikës, reduktimin e shpërdorimit të ujit, shpërdorimit të energjisë elektrike, riciklimit dhe mos hedhjen e mbeturinave në rrugë ose natyrë. Duke përfituar nga temperaturat e ngrohta disa prej nesh vendosin të ndërmarrin aktivitete në natyrë si kampingu, por duhen marrë parasysh disa rregulla paraprake që para nisjes së zjarrit, duke u siguruar fillimisht që të keni me vete mjetet e duhura për fikjen e tij, siç janë uji dhe lopata. Paraprakisht duhet të zgjidhni një vend pa shumë bimësi dhe rrethojeni zonën e zjarrit me gurë, më pas pastroni zonën përreth nga bimë të ndryshme dhe materiale të rrezikshme. Duhet të siguroheni gjithashtu që zjarri të jetë në masë të vogël që të menaxhohet më lehtë në rast rreziku. Asnjëherë zjarri nuk duhet lënë pa mbikëqyrur për shkak se moti me erë rrezikon që të shpërndajë flakët dhe zjarri të zgjerohet në zonë të tjetra. Pasi të keni mbaruar me kampingun, zjarri duhet shuar me ujë të bollshëm, përzieni me lopatë që të lagen me ujë të gjitha pjesë e hirit dhe ndjeni me dorë nëse ka ende nxehtësi. Duhet të largoheni vetëm në momentin që te jeni siguruar që zjarri është fikur plotësisht dhe nuk rrezikon të rindizet në raste moti me erë. Duhet bërë kujdes pasi djegia e pakujdesshme mund të shkaktojë zjarre në zonat pyjore apo kullota madje flakët mund të shkaktojnë dëme të mëdha nëse arrijnë në zonat e banuara duke rrezikuar jetën e njerëzve që jetojnë aty pranë. Parase të nisni zjarrin për kampingun tuaj apo aktivitete të tjera qëkeni planifikuar të bëni, kontrolloni kohën për të kuptuar nëse është e rrezikshme apo jo për të djegur. Duhet të mbani gjithmonë afër mjetet e nevojshme për fikjen e zjarrit për të qenë gati për ta fikur dhe pastroni të paktën 5 metra zonën përreth nga materiale të djegshme apo të rrezikshme. Nëse moti është i nxehtë, i thatë apo me erë, atëherë shtyjeni djegien për një moment tjetër. Gjithashtu kontrolloni për ndonjë kufizim të mundshëm ose kontaktoni me autoritetet nëse ju duhet një leje për djegie. Shumë zjarre çdo vit marrin përmasa të konsiderueshme pasi identifikohen me vonesë. Sipas të dhënave zyrtare,…
Year: 2023
Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, shënoi një rënie të lehtë në korrik të këtij viti, duke…
Fillimi i vitit është një kohë e vështirë për institucionin e martesës. Ashley Madison, një faqe takimesh për njerëzit që kërkojnë të fillojnë lidhje jashtëmartesore, raportoi…
Ekziston një gjeografi sensualiteti dhe çdo popull në botë ka renditjen e vet të pëlqimit. Për shembull, proshuta mund të jetë edhe shumë seksi… Nga këmbët e vogla te…
Numri i emigrantëve që kanë kaluar ilegalisht me gomone kanalin anglez ka arritur në 15 mijë, pas njoftimit se qeveria kishte arritur një partneritet me kompanitë…
Joe Biden do të ishte shefi i ëndrrave për këdo. Ka vendosur të pushojë nga puna çdo punonjës që nuk merr lejen vjetore. “Nëse nuk merrni…
Google tani mund të ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj, pikërisht tek skedari i kërkimit. Kontrolluesi gramatikor i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e që…
Është e vërtetë që në pjesën e parë të ditës digjen më shumë kalori, por hyjnë në lojë edhe mekanizma të tjerë metabolikë. Mëngjesi në fakt…
Që nga 24 korriku 2023, 2,442 raste të infeksionit Eris janë raportuar në 36 vende të botës, duke përfshirë 18 në Izrael. Varianti tani është mbizotërues…
Enrik Ismalaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua këtë të hënë nga policia e kryeqytetit në tentativë e sipër për të vjedhur filialin e një…