Year: 2024

Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dheNATO-s”, vijoj të ndjek (24/7), me përgjegjësi të shtuar luftën“për/me Ukrainën” si dhe përballjen e Izraelit me një valë të re të përshkallëzimit së sigurisë në lindjen e mesme mbas masakrëssë organizatës terroriste të Hamasit në 7 Tetor 2023.  Paraprakisht, më duhet të qartësoj edhe më fortë se, për satrajtoj në këtë opinion, si edhe në çdo rast tjetër, nuk kanë tëaspak të bëjnë me paragjykime mbi përkatësinë fetare, etnike, politike, gjinore dhe ngjyre; por as me të drejtën sovrane të vetëmbrojtjes së identitetit kombëtar, integritetit territorial; mbi të gjitha kurrësesi me jetët e qytetarëve të pafajshëm (që vuajnë pasojat e ndërmarrjeve terroriste, neonaziste, neostaliniste, apo çdo forme tjetër të ektremizmit dhe dhunës barbare), qofshin, Palestinezë, Izraelitë, Arabë, Rusë, Ukrainas dhe çdo vendi tjetër të përfshirë në konflikte të armatosura.  Për tu rkthyer subjektit të këtij opinioni, sjell në vëmëndje njëlistë të historisë së konflikteve Izraelito – Arab: “Rrënjët i ka në“Palestinën historike”, në fundin e shekullit të 19-të, kur “Sionizmi” i Theodor Herzl, projektoi Atdheun Hebre në Palestinë. Në 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e Shtetit të Izraelit (u njoh nga OKB në 11 maj 1949), por edhe nisjen e Luftës I-rë Arabo-Izraelite. Në 1956 gjatë krizës së Suezit, Izraeli me UK e pushtuan Egjiptin por nga presioni ndërkombëtar u tërhoqën. Lufta 6 ditore (1967), Izraeli pushtoi Gadishullin Sinai, Bregut Perëndimor dhe Rripin e Gazës. 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin gjatë festës së hebreve të YomKipurit, por Izraeli i zmbrapsi dhe mori më shumë territore. Marrëveshja e Camp David (1978) e ndërmjetësuar nga SHBA,  inormalizoi marrëdhëniet mes Izraelit me Egjiptitit. 1987, kryengritjet palestineze shënuan Intifadën e parë. 1993, Negociatat e Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez; Samiti i Camp David (2000); Konferenca e Annapolis (2007), Marrëveshja e Abrahamit (2020), etj” që gjithsesi nuk kanë prodhuar paqe të qëndrueshme!  Ndërsa posaçërisht këtë artikull, do përpiqem të hedh më shumëdritë rreth riciklimit të konfliktit “pas 7 tetorit 2023” ose: “përmbledhje të përditësuar me mësimet e nxjerra nga përballjajo vetëm e Izraelit me organizatat dhe shtetet terroriste; sfidat, impaktet dhe rekomandime strategjike për (pa) mundësinë e ndërtimit të paqes në lindjen e mesme si dhe impaktet mbiballkanin perëndimor”. Më konkretisht:  Rreth 50 mijë të vrarë dhe mbi 100 mijë të plagosur; mijëraraketa, avion luftarak dhe dronë vrasës; miliona refugjatë nëportat e perëndimit si dhe triliona € shpenzime. Një kosto shumëe lartë, kështu edhe një mision pothuaj i pamundur për të bërënjë përmbledhje ngushëlluese për jetët e humbura (qytetarë tëpafajshëm Palestinez dhe Izraelit) si dhe të solidaritetit“kundër/pro luftës” ndaj  ekstremizmit të çdo forme.…