Tiranë, 2 Qershor 2025 – Me rastin e festës kombëtare të Italisë, në ambientet elegante të hotelit të njohur Dinasty në kryeqytet, Famiglia di Carlo, Gozzi dhe Viberti Giovani zhvilluan një event ekskluziv degustimi vere, ku u prezantuan disa nga verërat më të mira të prodhuara nga kantinat e këtyre familjeve me traditë.

Të ftuar nga bota e biznesit, gastronomisë dhe medias u mblodhën për të shijuar aroma dhe shije autentike, të cilat përfaqësojnë pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj verës cilësore.
Kjo ngjarje e veçantë nuk ishte vetëm një promovim i produkteve të reja, por edhe një përvojë kulturore që solli më afër trashëgiminë dhe historinë e familjeve të njohura, të cilat prej vitesh kanë ndërtuar një emër të njohur në botën e verës në rajon dhe më gjerë.

Eventi u shoqërua me muzikë, ushqime të përzgjedhura dhe një atmosferë të ngrohtë, duke e kthyer aktivitetin në një festë të vërtetë për dashamirësit e verës dhe traditës italiane.
Këto familje të njohura në sipërmarrjen e verërave vijojnë të zgjerojë praninë e tyre në tregun shqiptar dhe të sjellin produkte të cilësisë së lartë për konsumatorët vendas./kb
