Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi grabiti me dhunë një qytetar në rrugë në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, ku pas informimit shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, kanë identifikuar dhe kapur autorin e grabitjes se një celulari dhe portofolit. I riu kishte kryer edhe më herët disa vjedhje.
“Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për grabitjen me dhunë të një qytetari në lagjen nr. 13, në rrugën “Pavarësia”, gjatë orëve të natës.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së denoncimit, organizuan punën hetimore dhe arritën të identifikojnë dhe ndalojnë autorin e dyshuar, shtetasin R. Z., banues në Durrës, i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje.
Hetimet tregojnë se 28-vjeçari i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin një shtetasi 38-vjeçar. Po ashtu, rezulton se më datë 5 qershor 2025, R. Z. ka kryer edhe një tjetër vjedhje të një celulari ndaj një personi tjetër.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve.” – njoftoi policia. m.p.
