Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një avion pasagjerësh me 242 pasagjerë në bord i “Air India” u rrëzua.
Përmes një postimi në X Begaj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullit të Indisë.
‘Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit’, shkruan ai. m.p.
