Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Brazil, ku një i ri është futur në kafazin e një luani dhe është sulmuar për vdekje nga kafsha grabitqare.
Mediat e huaja shkruajnë se 19-vjeçari i indetifikuar si Gerson de Mello Machado, vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Autoritetet braziliane bëjnë me dije se 19-vjeçari, fillimisht u ngjit në një mur 6 metra të lartë, pastaj kaloi telin me gjemba dhe në fund përdori një pemë për të zbritur në kafazin e luanit.
Menjëherë kafsha e sulmoi dhe i riu gjeti vdekjen. Kopshti zoologjik është mbyllur deri në njoftim të dytë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur i riu sulmohet për vdekje nga luani. M.P.
