Mijëra protesteus mbushën rrugët e Sofjes duke mbajtur një nga marshimet më të mëdha të viteve të fundit, me qëllim tërheqjen e buxhetit të ri dhe dorëheqjen e qeverisë.
Protestuesit po kërkojnë që qeveria të përmbushë premtimin e saj për të tërhequr buxhetin e vitit 2026, i cili përfshin rritje të taksave dhe kontribute shtesë të sigurimeve shoqërore.
Po ashtu, qytetarët kanë ngritur zërin kundër korrupsionit në sektorin publik, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së pakicës të udhëhequr nga Rosen Zhelezkov.
Edhe pse tubimi kryesor në qendër të Sofjes ishte paqësor, tensionet u rritën pas përfundimit të tij, pasi disa protestues u përleshën me policinë, duke hedhur gurw, shishe dhe fishekzjarre drejt forcave të rendit. Policia u përgjigj me sprej me piper dhe bëri të paktën dhjetë arrestime, ndërsa dy oficerë u plagosën.
Sipas autoriteteve, kazanëve të plehrave iu vu flaka, ndërsa një furgon policie u dëmtua rëndë. Dëme u shkaktuan edhe në zyrat e partisë në pushtet.
Presidenti i vendit, i dënoi incidentet dhe u bëri thirrje si protestuesve ashtu edhe autoriteteve të shmangin dhunën. Në një deklaratë publike, ai beri thirrje që qeveria të japë dorëheqjen, duke vënë në dukje se “ka vetëm një rrugëdalje: dorëheqja dhe zgjedhjet e parakohshme”.
Bullgaria, me një popullsi prej 6.4 milionë banorësh, renditet vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
