Papa Leo bëri thirrje për t’i dhënë fund sulmeve dhe armiqësive gjatë një fjalimi në aeroportin e Bejrutit, pak para se të nisej për në Romë.
Gjatë deklaratës së tij, Papa bëri edhe referencën e parë të qartë ndaj sulmeve izraelite, duke theksuar se nuk kishte mundur të vizitonte jugun e Libanit sepse zona “po përjeton një gjendje konfliktesh dhe pasigurie”.
Më herët gjatë ditës, ai tha se ishte “thellësisht i prekur” nga vizita në Portin e Bejrutit, ku në vitin 2020 një shpërthim kimik shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit. Aksidenti tragjik vrau mbi 200 persona dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme, ndërsa hetimet mbi shkaqet e tij kanë mbetur të bllokuara dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës.
Papa Leo ndodhej në Liban për një vizitë tre-ditore, pjesë e etapës së dytë të një turneu ndërkombëtar që nisi në Turqi. Gjatë udhëtimit të tij, ai ka bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe ka paralajmëruar se e ardhmja e njerëzimit është në rrezik për shkak të konflikteve gjithnjë e më të shumta në botë./mxh
