Arbër Hoxha ka qetësuar Dinamon e Zagrebit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Goricës.
Sulmuesi shqiptar doli nga fusha me barelë pas një përplasjeje me Bakic në minutën e 88-të, por gjendja e tij rezulton e mirë.
Lojtari ka konfirmuar se nuk ka asnjë shqetësim dhe do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Hajdukut më 6 dhjetor. Ky duel është një nga më të rëndësishmit në Kroaci dhe prania e Hoxhës konsiderohet thelbësore për Dinamon.
Hoxha po zhvillon një sezon pozitiv me 5 gola dhe 2 asistime në 14 ndeshje. Ai ka grumbulluar 785 minuta aktivizim në kampionat dhe 395 minuta në Ligën e Europës./mxh
