Nisi çështja Dreyfus në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si symbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik. Çështja filloi me dënimin e kapitenit Alfred Dreyfus, oficer artilerie me prejardhje hebreje. I dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat se kishte dërguar dokumente sekrete france në ambasadën gjermane në Paris, Dreyfus u dërgua në koloninë burg në ishullin e Djallit në Guianën franceze. Dy vjet më vonë në 1896 dolën prova se dokumentat sekrete ua kishte dhënë gjermanëve një oficeri lartë i quajtur Ferdinand Walsin Esterhazy. Për të mos pranuar se kishin vepruar gabim dhe për të mbrojtur ushtarakun e lartë, zyrtarët manipulojnë faktet; madje sajojnë akuza të tjera kundër Dreyfusit. Kjo situatë solli në skenë shkrimtarë të njohur Emile Zola e Anatole Franse, të cilët botuan në gazetë shkrime e thirrje ku kërkohej rihapja e Çështjes Dreyfus. Letrat e tyre gjallëruan opinionin dhe tërhoqën aktivistë të tjerë. Në vitin 1899, Dreyfus u kthye në Francë për një tjetër gjyq. Përfundimisht të gjitha akuzat kundër tij u provuan të pabaza. Në 1906 Dreyfus shpallet i pafajshëm dhe kthehet si major në ushtrinë francize kur shërbeu gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit. Historianët thonë se Çështja Dreyfus (1894-1906) zbuloi përçarje dhe prirje të kundërta të shoqërisë franceze; njerëzit kundër Dreyfusit ishin katolikë dhe pro-ushtrisë; njerëzit për Dreyfusin ishin pro-republikanë. Kjo ndarje acaroi politikën franceze, dhe lejoi ardhjen e radikalëve në pushtet.