Është publikuar një video e përfaqësues shiite në Kosovë, tashmë të arrestuar, Ikballe Hudutit. Është ‘Isajder’ që sjell të dhëna dhe materialin filmik ku shihet gruaja duke qëlluar më armë.
Vetëm tri ditë më parë, mediat ndërkombëtare publikuan një mesazh të së bijës e cila nga Irani kishte kërcënuar Izraelin dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës. Edhe pse e konsideruara hoxhaneshë mohoi tendencën terroriste në mesazhet e saja, prokuroria e Kosovës ka vendosur ta lërë në qeli derisa të zbulohen të gjitha përmbajtjet e veprimeve të saja.
Kështu në këto pamje ekskluzive shfaqet hoxhanesha Ikballe Huduti, ajo e kishte publikuar këtë video të shoqëruar me muzikë nga seriali i famshëm edhe në Kosovë, “Sulltani i Madhërishëm”, dhe e pati shoqëruar me thënien: “Prindërit janë të obliguar ndaj fëmijëve që t’ua mësojnë, pos tjerash, edhe përdorimin e armës”.
Ajo më herët kishte bërë thirrje edhe për hakmarrje pas vrasjes së liderit të forcave “Kuds”, Qasemm Soleimani. “Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbyt tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo.
E megjithatë, ky nuk është as fillimi as fundi i aktiviteteve të Ikballe Hudutit. Ajo, bashkë edhe me persona të akuzuar për financim terrorizmi, ka drejtuar një rrjet të madh organizatash Jo-Qeveritare të fokusuara në shpërndarjen e ideologjisë shiite për afro dy dekada pas luftës në Kosovë.
Huduti është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës, pasi kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës për shkak të vrasjes së Qasemm Soleimani! arkiva.fjala.al/