Edhe pse e përcakton parimore Fatbardh Kadilli deklaron që nëse PD humbet zgjedhjet kryetari Lulzim Basha duhet të largohet. Gjatë emsionit Hard Talk nga Roland Qafoku Kadilli tha:
Patjetër që duhet të mbahet përgjegjësi.Për mua nëse humbet PD, Basha duhet të largohet. Është vendimi i tij për të ndenjur ose jo në garë. Kjo nuk do të thotë që duhet të largohet nga partia, por në gjykimin tim nëse PD humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.
Këtë gjë e ka deklaruar i pari në mënyrën më të qartë zoti Berisha në 2005. Është një traditë e vendosur tashmë. Jam në mënyrë kategorike që asnjë figure politike mos ti mohohet e drejta për të kërkuar konfirmimin në votimin e anatarësisë. Në gjykimin tim etika e kërkon që nëqoftëse nuk arrin fitoren të largohet./Jo.Be/Fjala.al