Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan. Gjatë një prononcimi për mediat Basha nuk u prononcua në lidhje me Kodin Zgjedhor, por tha që qytetarët nuk kanë para as për të blerë bukë dhe se kryeministri nuk duhet të bëjë batuta pa kripë por të marrë planin me 5 pika e ta vërë në zbatim.
“S’kam ardhur për Kodin Zgjedhor këtu, kemi një plan se çfarë duhet bërë pas 25 prillit, familjet shqiptare nuk kanë të ardhura që të blejnë bukë, mjekët dhe infermierët janë në rrezik.
Planin me 5 pika ta marrë, t’i lërë brockullat, e kemi bërë publike dhe ditë për ditë i themi merre këtë plan dhe zbatoje, se nuk ka të bëjë me konkurrencë politike. Si mund të thuash prit të vijë 25 prilli, të votojnë për mua dhe të shohim se çdo të bëhet, sot po flasim për 6 muaj kur njerëzit janë në pikë të hallit, e kemi bërë planin që ta zbatojë qeveria, mund të mos japin mrekulli, por një farë lehtësimi do e japin”, është shprehur Basha./Jo.Be/Fjala.al