Presidenti Donald Trump është shtruar në spitalin ushtarak, Walter Reed pranë Uashingtonit ku do të marrë një shërbim të specializuar për të luftuar Covid-19.
Përpara se Trump të shtrohej në spital ai ka dhënë një mesazh të shkurtër përmes një videoje.
Ai i shprehet falenderues të gjithë dashamirësve të tij dhe gjithashtu deklaron se është në gjendje të mirë së bashku me Zonjën e Parë. Më tej ai vazhdon se dhe pse gjendja e tij është e qëndrueshme do të shkoj në spitalin Walter Reed për t’u garantuar që kjo gjë do të përfundojë mirë.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 2, 2020
Më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitamin D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë.
Presidenti Donald Trump “vazhdon të jetë i këputur, por (është) me humor të mirë”, pasi u trajtua me një kokteil eksperimental antitrupash ndaj COVID-19, tha mjeku.
REGN-COV2, ilaçi i kompanisë Regeneron, është pjesë e një klase ilaçesh eksperimentale për COVID-19, të njohura si anti-trupa monoklonale – kopje të prodhuara të anti-trupave njerëzore ndaj virusit, të cilat po analizohen si trajtim për pacientët në fazat e hershme.
Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë sëmundjesh. Deri më tani ka vetëm të dhëna të kufizuara për anti-trupat e COVID-19, por kreu i departamentit për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci është ndër personat që kanë thënë se është premtuese.
Kompania Regeneron njoftoi këtë javë rezultate testimesh që tregojnë se ilaçi i saj me anti-trupa përmirësoi simptomat e pacientëve me COVID-19 që nuk janë shtruar në spital, pa asnjë efekt serioz anësor dhe njoftoi se synon të hyjë në bisedime me Agjensinë e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të marrë autorizim për përdorim emergjence./Re.Gu/Fjala.al