Italia i ka dhuruar qytetit të Durrësit 5 automjete të reja zjarrfikëse. Në ceremoninë e zhvilluar ishte i pranishëm ambasadori i Italisë, Fabricio Bucci, kryetarja Emirjona Sako si dhe prefekti Roland Nasto.
Ambasadori Bucci u shpreh që shpreson që vitin e ardhshëm Shqipëria të hapë negociatat me BE-në. Ne do vijojmë tju mbështetsim tha më tej ambasadori.
“Shpresojmë shumë që vitin që vjen Shqipëria të hapë negociatat me BE-në. Italia gjithmonë e ka mbështetur këtë proces dhe do vijojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Është një proces për ne shumë i veçantë për të cilin ne jemi të lumtur sepse do të thotë që Shqipëria më në fund një ditë do jetë pjesë e familjes së madhe europiane, është thjesht çështje kohe. Ne jemi këtu dhe do t’ju ndihmojmë dhe do punojmë së bashku ditë pas dite deri në atë moment të madh dhe më pas do të festojmë kur ai moment më në fund do të vijë.
Forcat tona zjarrfikëse së bashku me mbrojtjen civile dhe Guardia Di Finanzan kanë qenë të parët që kanë qenë këtu për të ndihmuar vëllezërit tanë shqiptarë. Edhe jemi sërish këtu sepse ne nuk harrojmë. Italia është një vend mik i madh dhe vëllazëror dhe që nuk i harron kurrë vendet mike si Shqipëria . Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë gjithmonë në krahun tuaj. Është kjo marrëveshje mes forcave tona zjarrfikëse dhe bashkisë së Durrësit ,këto mjete do t’i shërbejnë sigurisë së qytetit,”, tha Bucci./Jo.Be/Fjala.al