Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në facebook ka ngritur dhe një herë alarmanin për numrin e lartë të azilkërkuesve që ka Shqipëria.
Meta shkruan : Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.
Presidenti shprehet që pjesa më e madhe e atyre që po largohen janë të rinj./Jo.Be/Fjala.al
Postimi i presidentit Meta:
Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më të lartë se Serbia, 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më të lartë se Kosova.
Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.
Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.
NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË! ??