Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi transportonte një sasi të madhe me pllaka guri decorative të nxjerra nga zonat e mbrojtura në Malin e Tomorrit.
Shtetasi me iniciale F.L., është kapur në flagrancë nga policia ndërkohë që drejtonte mjetin e ngarkuar në rrugën rrugën automobilistike Plirëz-Poliçan duke mos disponuar asnjë dokument.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë që policia e Beratit është vënë në pranga edhe një tjetër shtetas i cili ishte larguar nga banesa ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.V., banues në lagjen “Çlirim”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qendrimit”. /Ra,My.Fjala.al/