Avokati i njohur Kujtim Cakrani, ka shpërndarë një foto e cila është e panjohur për publikun pasi ka qënë vetëm në arkivat e familjes Cakrani.
Cakrani na njeh me këtë fotografi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Është foto nga parlamenti i parë në 1921-shin, ku janë të identifikuar vetëm Bektash Bej Cakrani dhe At Gjergj Fishta.
“Katër deputetët e tjerë janë të paidentifikuar” shkruan Avokat Cakrani. /Ra.My.Fjala.al/

