Gjatë konferencës në ditën e sotme kryeministri Rama ka folur dhe për lajmin që ka qarkulluar për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.
Kreu i qeverisë u shpreh që nuk bëhet fjalë për një kthim pas por për një sistem sigurie të BE dhe për të gjithë shtetet jo anëtare qytetarët e shteteve që udhëtojnë pa viza.
Rama më tej në shpjegimin e tij tha që aplikimi online nuk është për vizë por për të parë nëse qytetarët lejohen të hyjnë në BE.
“Pra është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, nuk është kthim mbrapa tek viza siç po predikohet dhe duan të hapin erën e pusetës dixhitale në gjirin e Lalëzit”, u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Së pari punët e BE kemi filluar ti mësojmë të gjithë se ka që në 2016 që do e bënin, por nuk bëhet fjalë për një kthim pas por për një sistem sigurie të BE dhe për të gjithë shtetet jo anëtare qytetarët e shteteve që udhëtojnë pa viza.
Sistemi ETIAS do të duhen të bëjnë një aplikim online pak minuta dhe aplikimi nuk është për vizë por thjesht aplikimi futet në sistem dhe merret konfirmimi online nëse je apo s’je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale, ska lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale.
Pra është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, nuk është kthim mbrapa tek viza siç po predikohet dhe duan të hapin erën e pusetës dixhitale në gjirin e Lalëzit. Psh. Turqia ka nevojë për vizë dhe nuk i kërkohet kjo, është element sigurie që BE ka ndërmarrë.
Për sqarim:
Sistemi i autorizimit dhe informacionit elektronik të udhëtareve, Etias hyn në fuqi nga data 1 janar e vitit 2021 për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet Shengen. Ky program ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Evropian.
Etias do të vihet në zbatim pas katër vitesh që u desh të zhvillohej dhe prek 60 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky sistem i ri konstiston në faktin që qytetarët e këtyre 60 vende, do të duhet të plotësojnë një formular online, që merr vetëm 15 minuta kohë, nëpërmjet një smartphoni, kompjuteri ose tableti./Jo.Be/Fjala.al