I moshuari i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme gjatë një aksidenti në Sarandë ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Livadhja, Bashkia Finiq, ndërsa viktimë ka mbetur 70-vjeçari Kristo Kotika.
Ai ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një bordurë.
Menjëherë pas aksidentit ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës me plagë të shumta në kokë dhe trup.
Ndonëse ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm./Bl.Ba/Fjala.al