Flakët që kanë përfshirë një kreperi paraditen e sotme në Tiranë kanë ngritur në këmbë zjarrfikëset ndërsa kanë shkaktuar panik edhe te qytetarët.
Bëhet fjalë për dyqanin në rrugën “Myslym Shyri”, ku bnuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë pakujdesia e një prej punëtorëve teksa lante fritezës.
Në vendngjarje ka shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, si dhe policia e cila po heton shkaqet e plota të rënies së zjarrit./Bl.Ba/Fjala.al