Një 17-vjeçar me origjinë nga Maroku ka mbetur i plagosur pas një sherri me një tjetër emigrant nga Palestina.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri” ku pas një konflikti për motive të dobëta, I. H., 21 vjeç ka plagosur me thikë 17-vjeçarin.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken)./Jo.Be/Fjala.al