Një plagosje ka ndodhur rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17 në Korçë ku E. I., rreth 46 vjeç ka goditur me thikë në këmbë P. M., rreth 28 vjeç.
Sipas policisë i plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikur për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Jo.Be/Fjala.al