Presidenti I Republikës, Ilir Meta u shpreh se nuk do t’i dekretojë ndryshimet zgjedhore dhe do t’i kthejë ato pas në kuvend.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Meta tha se ky vendim i tij vjen pas reagimit të PPE-së lidhur me votimin e këtyre ndryshimeve në kuvend.
Duke folur njëkohësisht për raportet me Kryeministrin Rama, ai u shpreh se në kuptimin personal raportet mes tij dhe zotit Rama janë pozitive.
“Nëse do të kishit një kamera të fshehtë ju do të shihnit që raportet mes meje dhe Kryeministrit janë të shkëlqyera. Në kuptimin personal ai është shumë i dashur, shumë i repsektueshëm. Problemi është që kur jam larguar unë nga Kryeministër në vitin 2002 , Shqipëria ishte përfshirë në procesin e stabilizim asocimit dhe Serbia e Mali i Zi nuk ishin përfshirë, Sot ata janë shumë përpara nesh, ndërsa për ne as që bëhet fjalë, aq më tepër pas votimit të njëanshëm”.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do ta kthejë mbrapsh votimin e kodit zgjedhor, Presidenti tha: “Unë do doja të mos e ktheja, sepse do të dukej si veprim burokratik, kur ata e kanë ndarë mendjen që duan të bëjnë prapë këtë gjë në kundërshtim me ODIHR, në kundërshtim me Venecian, në kundërshtim me BE. Por unë jam i detyruar, sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi patën një reagim nga PPE”.