Maci Currin vjen nga një familje e gjatë, por ajo e ka “ekzagjeruar”, pasi është vetëm 17 vjeç dhe kjo adoleshente nga Austin, Texas, kap gjatësinë prej 2 metra e 8 centimetra dhe sipas mjekëve është e destinuar të rritet edhe disa centimetra të tjerë.
Gjatësia e këmbëve do ta bëjë atë tashmë zyrtarisht të hyjë në librin Guinness, i cili mbledh të gjitha rekordet më të çuditshme.
Por jo vetëm kaq: meqenëse këmbët e saj janë rreth 135 centimetra, Maci do të bëhet jo vetëm gruaja me këmbët më të gjata në botë, por edhe e mitura e parë me këtë veçori, duke thyer kështu dy rekorde me një goditje.
por të jetosh në ‘re’ nuk është gjithmonë e lehtë. “Problemi është futja në makinë”, rrëfeu vajza në një gazetë lokale, “por më duhet edhe një rrobaqepës për të marrë një palë pantallona”.
Kjo rritje anormale i shkaktoi vajzës edhe momente të vështira: në shkollë ajo ngacmohej shpesh.
Hyrja në librin Guinness, shpjegon familja, mund të ndihmojë Maci të gjejë më shumë besim tek vetja./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/watch/?v=1314438202236764