Presidenti i SHBA-ve ka përfunduar trajtimin me medikamente në betejën e tij me COVID-19.
Kështu ka deklaruar mjeku i i tij Sean Conley, i cili është shprehur se Trump ka reaguar shumë mirë ndaj mjekimit.
“Presidenti i SHBA Donald Trump ka përfunduar trajtimit për Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë”. Kështu u shpreh doktor Sean Conley, i cili tha se presidenti ishte përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” ndaj mjekimit.” është shprehur ai.
Pas përfundimit të mjekimit dhe deklaratave të mjekut të tij, Trump është shprehur se është i gatshëm të bëjë edhe një provë tjetër Covid dhe se shpreson të mbajë një tubim gjatë kësaj fundjave.
Presidenti më herët u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden.
Ai tha se “nuk do ta humbas kohën time në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte dalë pozitiv për koronavirus.
Ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme. /Ra.My.Fjala.al/