Rreth 50 sirianë janë kapur në një mjet të tonazhit të rëndë në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara nga “arkiva.fjala.al/” shihet se ata kanë qenë të futur në një kamion.

Burimet bëjnë me dije se refugjatët kurdë, marokenë, algjerianë e sirianë, mes të cilëve fëmijë, vajza e gra po udhëtonin nga Devolli në Tiranë.
Ata u kapën në afërsi të një karburanti në fshatin Leminot të Korçës teksa janë shoqëruar disa nga personat e përfshirë në ndihmën e kalimit të këtyre klandestinëve ilegalisht në Shqipëri.

Pikërisht ky operacion ka shënuar edhe numrin më të madh të kapur ndonjëherë në një aksion policie në qarkun e Korçës./Bl.Ba/Fjala.al