Vitin e kaluar ajo u emërua në mesin e Forbes “30 nën 30” në Azi, si gruaja e parë nga rajoni i saj që ka luajtur futboll në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
Karishma Ali filloi të luante futboll kur ndoqi një shkollë në Islamabad si adoleshente. Ajo jetonte në një fshat të largët në luginën Chitral të Pakistanit, rreth 1500 metra mbi nivelin e detit, dhe ku wi-fi është me ndërprerje. Midis këtyre maleve në kufi me Afganistanin Karishma Ali po ndryshon shoqërinë ku jeton – dhe po përpiqet të tregojë historinë e saj pavarësisht nga vështirësitë teknologjike. A
jo shprehet se vendi ku jetonte ishte një botë larg nga kryeqyteti Islamabad, ku do të kalonte pjesën më të madhe të këtij viti, duke studiuar në universitet, nëse pandemia globale nuk do ta detyronte 23-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e familjes. Vitin e kaluar ajo u emërua në mesin e Forbes “30 nën 30” në Azi, dhe si gruaja e parë nga rajoni i saj që ka luajtur futboll në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka synimet e saj për të bërë një ndryshim për gratë dhe vajzat në rajonin patriarkal ku u rrit.
“Gjërat janë të vështira për vajzat këtu, veçanërisht për të pasur një ëndërr ndryshe, ose për të bërë diçka jashtë asaj që shoqëria pret të bësh”, shprehet Karishma Ali. Mbyllur përkohësisht për shkak të COVID-19, qendra që ajo themeloi – Klubi Sportiv i Grave Chitral – për të inkurajuar vajzat në rajon që të luajnë futboll, ka hapur përsëri dyert dhe ka shpresa që së shpejti do të organizohet një program shkëmbimi për vajzat që të marrin pjesë në një kampionat futbolli në Islamabad. Por për këtë do të duhet shumë kohë. Ambicia e saj përputhet me trimërinë e saj.
Si adoleshente, ajo thotë se mori kërcënime me vdekje në mediat sociale, kur disa burra në Chitral mësuan se po luante futboll në Islamabad, por ajo vazhdon të luajë dhe vazhdon të përdorë zërin e saj. “Unë dua të sjell ndryshime në ato vajza dhe gra që duan të bëhen më shumë se një amvisë”, thotë ajo. Së bashku me babanë dhe xhaxhain e saj, gjatë muajve të fundit Ali ka udhëtuar rreth Chitral-it duke shpërndarë ushqime shumë të nevojshme për familjet në nevojë. Sikur të ishte rritur në një familje tjetër, mbase tani do të ishte e martuar me një familje të sajën. Sipas një raporti të vitit 2020 të Human Rights Watch, martesa e hershme “mbetet një problem serioz” në vend, me UNICEF që thotë se 21% e vajzave janë të martuara para moshës 18 vjeç.
Ëndrra e lejuar
Por Aliu kishte një baba që e lejoi të ëndërronte; i cili gjithashtu i dha asaj arsim, i cili do të shikonte dhe luante futboll me të dhe që, ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, i dha asaj forcë për të vazhduar edhe kur kërcënohej. “Për shkak të babait tim, unë isha ndryshe,” thotë ajo, duke shpjeguar se vajzat në rajon nuk shkonin në shkollë kur rriteshin. Vitin e kaluar Human Rights Watch tha se pesë milionë fëmijë të moshës shkollore fillore në Pakistan ishin jashtë shkollës, dhe se shumica e tyre ishin vajza.
“Edhe pse isha vetëm tetë vjeçe, mendoja se gjithçka ishte aq e gabuar me shoqërinë. Pse nuk u lejohej grave të bënin gjëra të caktuara që u lejoheshin burrave? Edhe pse nuk kisha dalë ose të kisha parë gra të tjera të bënin diçka ndryshe, unë e dija gratë mund të bënin gjëra, nëse u jepej një mundësi.” Së bashku me një holandez i cili vizitoi rajonin në fillim të shekullit, babai i saj mësues ndërtoi shkollën e parë të mesme angleze në rajon për vajzat, shkollën Al Zahra Polestar.
“Nuk e di nëse ai është ndërtuar në atë mënyrë, ai ka qenë gjithmonë inkurajues. Ai gjithmonë inkurajon nënën time, motrën edhe mua. Ai kurrë nuk na ka ndaluar të bëjmë diçka,” thotë ajo për babanë e saj. Ndërsa shikonte Kupën Botërore FIFA 2006 me babanë e saj, Ali u vendos në një rrugë që i ndryshoi jetën, duke e ndihmuar atë të bëhej e para e cila përfundimisht do të bënte një ndryshim për të tjerët në rajonin e saj.
“Në momentin që fillova të shikoj futboll, e dija që thjesht doja ta luaja këtë lojë. Unë rashë në dashuri. Kur futem në fushë, harroj të gjitha problemet që kam në jetë, gjithçka. Unë jam vetëm duke u përqendruar tek topi, shokët e mi të skuadrës, kështu që kur përqendrohem te loja thjesht harroj. Është një lloj tjetër lumturie që unë nuk kam fjalë ta shpjegoj siç e ndiej në të vërtetë”, shpjegon më tej Ali. Në fillimet e saj ajo mundej vetëm të gjuante topin dhe të luante me babain e saj dhe më pas, kur filloi shkollën në Islamabad, Karishma Ali mundi të bashkohej me një ekip. Dhjetë vjet pasi pa ndeshjen e saj të parë në televizion, Ali do të zgjidhej për të përfaqësuar Pakistanin në një turne ndërkombëtar, megjithëse nuk u vu nën emrin e Federatës së Futbollit të Pakistanit.
“Babai im më tha se do të ishte më lehtë nëse njerëzit në Chitral nuk marrin vesh për ty. Unë kurrë nuk kam postuar në mediat sociale, kurrë nuk u kam thënë njerëzve se po luaja futboll, por, në vitin 2016, kur u zgjodha për ndërkombëtarin, pashë këtë postim që kishte një titull duke thënë “Karishma Ali është vajza e parë nga Chitral që luan futboll në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Kur njerëzit panë postimin, unë u ndesha me komente të tmerrshme, përgjigje të tmerrshme nga njerëz të ndryshëm. Unë në thelb u kërcënova, kishte shumë urrejtje në mediat sociale, por edhe drejtpërdrejt.
Kam marrë mesazhe duke thënë “nëse vazhdoni ta bëni këtë, ne do t’ju vrasim kur të ktheheni, ose këmbët tuaja duhet të priten”… Unë isha vetëm 18 vjeç dhe mendova se ndoshta duhet të ndalem.” Një bisedë e përlotur me babanë e saj i dha forcën për të vazhduar. Jeta e një reformatori nuk është kurrë e lehtë. Dhe kur ajo u përzgjodh nga “Forbes” vitin e kaluar, disa qëndrime filluan të ndryshojnë. “Kur njerëzit kuptuan se vajzat, kur marrin të njëjtën mundësi, mund të të bëjnë krenare dhe të sjellin krenari për të gjithë kombin, jo vetëm për familjen e tyre ose për veten e tyre. Ka ende shumë njerëz që nuk e vlerësojnë atë që bëj unë, por ka njerëz që po më mbështesin haptas tani”, tregon Ali e lumtur për arritjet e saj.
Iniciativa e re
Në fund të dekadës së fundit Ali organizoi një fushë futbolli në fshat. “Unë u trondita kur pashë sa vajza po vinin”, thotë ajo, ende me një ndjenjë çudie – dhe një vit më vonë filloi klubin e saj sportiv. “Qëllimi im ishte t’i fuqizoja fizikisht dhe mendërisht këto vajza të reja. Disa prej tyre mund të rezultojnë të jenë futbolliste ndërkombëtare me shpresë, por vajzat e tjera po përfitojnë thjesht të argëtohen dhe nuk duhet të shqetësohen për asgjë tjetër dhe të jenë në një mjedis të sigurt, ku mund të ndihen të lira të flasin për probleme dhe thjesht të kënaqen”, tregon ajo më tej. Ashtu si një tren që lëviz shpejt, Karishma po shkon gjithonë e më përpara. Ajo nuk është aspak dakord që të ndalojë. Arritje të tilla në botë rrallë bëhen.
Vitin e kaluar studentja ngriti një qendër artizanale për gratë, një iniciativë e cila çoi në takimin e saj me dukën dhe dukeshën e Kembrixhit, kur ata vizituan Pakistanin, dhe gjithashtu kjo iniciativë e çoi atë të merrte pjesë në Javën e Modës në Milano, ku ajo eci në pasarelë me dizenjuesin italian i cili bashkëpunoi me gratë e Chitral-it për planet e saj. “Një vajzë nga malet duke shkuar në Javën e Modës në Milano – një ëndërr që nuk e kam ëndërruar kurrë. Qëndisjet Chitral janë shumë të famshme dhe unike. Gratë në vendin ku jetoja bënin qëndisma, por nuk ishin në gjendje t’i shisnin, kështu që mendova se duhet të ndërhyja. Ato bëjnë qëndisje të ndryshme, dhe ne përpiqemi t’i shesim dhe ato fitojnë para përmes kësaj”, thotë Ali, ende e mahnitur.
Duke mbledhur para kryesisht përmes miqve dhe në mediat sociale, Ali ndihmoi fshatarët e prekur më së shumti nga pandemia. Kur rutinat normale të jetës nuk mund të kryeshin për shkak të pandemisë, ajo kalonte orë të tëra duke vozitur në rrugë malore me gunga, me babanë dhe xhaxhain e saj, duke shpërndarë furnizimet e nevojshme për spitalin lokal dhe fshatarët e paprivilegjuar. Madje, këto gjëra i bleu me paratë që mblodhi kryesisht nga mediat sociale. Ajo thotë se që nga gushti ata kishin furnizuar me racione prej një muaji 300 familje dhe i dhuruan 155 maska N95, 53 syze, 250 kostume PPE, 650 maska kirurgjikale, 400 palë doreza kirurgjikale dhe 76 mburoja fytyre në Spitalin DHQ Chitral.
“Burrat punojnë si punëtorë me pagë ditore në qytete të ndryshme në Pakistan dhe pas karantinës, shumë industri e biznese u mbyllën, dhe ata duhet të ktheheshin në shtëpi, sepse situata u bë shumë e vështirë, pasi shumë familje kishin nevojë tashmë për gjërat bazë”, thotë Ali për situatën në Chitral gjatë muajve të fundit. Pasi ka fituar një diplomë “bachelor” në biznes dhe menaxhim, përkundër gjërave të ndryshme të përjetuara gjatë muajve të fundit të vitit të saj të fundit, Ali, siç pritej, po shikon të ardhmen. Ajo do t’i pezullojë studimet për një vit, që të vazhdojë punën në shumë projekte të saj. Fokusi i vetëm nuk është në botën përreth saj, por do të ketë një pamje më të madhe.
“Në dhjetë vitet e ardhshme dua të shoh të paktën 10-20 vajza si unë që kthehen këtu [Chitral] pasi të kenë arritur ëndrrën e tyre dhe të punojnë për vajzat e tjera që nuk isha në gjendje t’i arrija. Unë shoh një shoqëri progresive ku burrat dhe gratë të punojnë në mënyrë të barabartë, ku gratë nuk duhet të stresohen për zakonet tradicionale dhe të jenë në gjendje të bëjnë lirisht atë që munden dhe të shohin se unë isha pjesë e të gjithë këtij ndryshimi. Unë dua të shoh më shumë gra në pozita udhëheqëse dhe pastaj të rri duarkryq dhe të kënaqem. Kjo është ajo për të cilën unë doja të luftoja”, përfundon ajo./Bl.Ba/Fjala.al