Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Rama dhe kushdo tjetër do të mbajë përgjegjësi penale kur ai të vijë në pushtet pasi po abuzon me lekët e shqiptarëve duke ia dhënë oligarkëve në kohën ku qytetarët kanë më shumë nevojë se kurrë.
Ai tha se planin ekonomik me 5 pika e ka gati, dhe se gjithçka që duhet të bëjë Rama është ta zbatojë.
“Do mbajë përgjegjësi penale dhe nesër nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm një problem për qytetarët edhe përgjegjësi politike e këtyre që dhe për 6 muaj janë në qeverisje.
Kjo do të ndiqet si përgjegjësi penale pasi të marrësh lekët e qytetarëve në kohën kur ata kanë më shumë nevojë nuk është thjeshtë abuzim apo keqmenaxhim, por krim i rëndë.
Prandaj Rama t’i vërë gishtin kokës, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë, të ndalë menjëherë pagesat korruptive dhe paratë t’i çojë urgjentisht te njerëzi në nevojë”, tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al