Një aksident tragjik është shënuar në Romanat të Durrësit ku ka mbetur i vdekur një person.
Bëhet me dije se një automjet i tipit ‘Fiat’ ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit 41-vjeçar është shoqëruar menjëherë në Polici.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Romanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.