Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Shkodër.
Janë plagosur babë e bir Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.
Raportohet se Xhelal Hasanaj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të dy, babë e bir ishin në makinën e policisë, pasi Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre. /Ra.My.Fjala,al/