Shkarkohet nga detyra kreu i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Mësohet se urdhri për shkarkimin e Çobanit është dhënë sot nga kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij shkarkimi.
Çobani më parë ka qenë dhe shefi tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme. Ai u emërua në postin e drejtorit të Kadastrës së Durrësit një vit më parë.
Gjithashtu mësohet se sot është emëruar dhe kreu i ri i Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi. Ky i fundit ka qenë ish-drejtor i Kadastrës në Vlorë dhe në Kamëz./ Bl.Ba/Fjala.al