Dy prefosorët amerikanë Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson janë shpallur fitues të çmimit Nobel në ekonomi këtë të hënë për “përmirësime në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.
“Zbulimet e tyre kanë përfituar nga shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën,”ka thënë Komiteti “Nobel”, duke theksuar se formatet e ankandit të zhvilluara nga fituesit janë përdorur për të shitur frekuencat e radios, kuotat e peshkimit dhe vendet e uljes së aeroportit.
Fituesit u shpallën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Këto çmime mbrrijnë në një kohë kur pjesa më e madhe e botës po përjeton recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.
Njohur teknikisht si Çmimi "Sveriges Riksbank" në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobel, çmimi u krijua në 1969 dhe tani konsiderohet gjerësisht një nga çmimet Nobel. Ru. Do/ arkiva.fjala.al/