Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka komentuar faktin se rastet me Covid-19 në Shqipëri janë rritur me 15%.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter” Basha akuzon kryeministrin Rama se ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë ai vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra.
Ndër të tjera Basha ka theksuar se Partia Demokratike ka një plan antikrizë i cili do të ndihmojë çdo shqiptar në vështirësi.
Ky reagim i tij vjen pas një raporti të publikuar nga VOA se rastet e covid-19 krahasuar me javën e shkuar janë rritur me 15%.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret! /Ra.My.Fjala.al/
