Kopshti nr. 41 në Tiranë është mbyllur pasi drejtoresha, një sanitare dhe një edukatore kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Drejtoresha e këtij institucioni ka rezulutuar pozitive pas kryerjes së tamponit. Menjëherë pas këtij njoftimi, autoritetet kanë marrë vendimin për mbylljen e kopështit.
Pasi shfaqën simptoma të virusit ato u vetëkarantinuan.
Sakaq u është bërë tampon të gjithë personave që kanë pasur kontakt me personat pozitivë, teksa priten përgjigjet.
Kopshti do të qëndrojë i mbyllur për 14 ditët në vijim./Bl.Ba/Fjala.al