Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Buxar, Indi. Një nënë u përdhunua nga shtatë burra pak pasi ata i vranë djalin 5-vjeçar para syve të saj.
Dyshohet se djali i vogël është mbytur nga burrat para sulmit të tmerrshëm seksual.
Policia u vë në dijeni të ngjarjes nga babai i gruas së përdhunuar, e cila është vetëm 20 vjeç.
Oficeri i policisë Manoj Kumar Pathak tha: Vajza kishte shkuar në bankë bashkë më djalin e saj të vogël për të kryer disa punë, por nuk u kthye në shtëpi. Anëtarët e familjes së saj e gjetën atë pranë një pellgu rreth orës 3:00 të mëngjesit.
Trupi i pajetë i djalit 5-vjeçar u nxor nga pellgu.
Sipas mediave lokale, vajza e dhunuar ndodhet ne spital në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkohë, policia ka arrestuar një 50-vjeçar të përfshirë në ngjarje dhe po kërkojnë një të dyshuar të dytë. Ka.Li/fjala.al/Burimi:Mirror