Pas shumë ditësh në pritje, Tiranës i bashkohet më në fund sulmuesi i shumëpritur. Richard Danso konfirmohet si afrimi më i ri në klub duke nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij me fanellën bardheblu.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Tiranës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. Richard Danso ka mbërritur në kryeqytet, teksa u prezantua tek klubi i bardhebluve si blerja më e re dhe ka firmosur një kontratë 4 vjeçare.
20 vjeçari më pas ka dalë në stërvitje me ekipin duke u vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Emanuel Egbo. Sulmuesi konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit, ndërsa pritet të rivalizojë për rolin e titullarit Ernest Muçin dhe Albion Avdijajn.
Në të ardhmen, nëse spikat me fanellën e Tiranës, Danso mund të shitet nga klubi për një shifër të konsiderueshme. 19 vjeçari luan në krahët e sulmit, teksa ka një pritshmëri të madhe edhe nga Kombëtarja ganeze për të.
Danso ka qenë pjesë e kombëtares ganeze të 17 vjeçarëve në Botërorin e 2017, ndërsa vlerat e tij i ka treguar në kampionatin ganez, ku ka shënuar 3 herë në sezonin e fundit./Fi.Ak/Fjala.al