E njohur për mbajtjen e një parukeje mbi fytyrën e saj e cila e bën edhe më mistike, këngëtarja me famë botërore Sia po publikon disa të dhëna për jetën e saj që shumë ndoshta nuk i kanë ditur më parë.
Këngëtarja e ” Chandelier”, 44 vjeç, kohët e fundit është shprehur me GQ se ajo ndihet e tërhequr nga Diplo, me të cilin ka bashkëpunuar për shumë vite duke përfshirë në grupin LSD me kantautorin anglez Labrinth.
“Pjesa më e madhe e marrëdhënies sonë po harxhohet duke u përpjekur të mos bëjmë seks në mënyrë që të mos prishim marrëdhënien tonë të biznesit sepse ai është shumë i nxehtë”, tha Sia për Diplo, 41 vjeç.

Këtë vit këngëtarja australiane zbuloi për GQ se i shkruajti një tekst Diplo-s ku i thoshte “Hej, dëgjo, ti je një nga pesë personat që më tërheq seksualisht dhe tani që kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe unë sapo adoptova një djalë, nuk kam kohë për një marrëdhënie. Nëse jeni të interesuar për marrëdhënie seksi pa detyrime, atëherë është ok. "
Sia nuk ofroi ndonjë koment shtesë në lidhje me djalin e saj por vuri në dukje se Diplo është "një nga djemtë më të pasigurt" që ka takuar ndonjëherë./ Ru. Do/ arkiva.fjala.al/