Ai mund të jetë 4 herë “kampion i botës” në not, por kjo nuk e ka shpëtuar dot Daija Seton, pasi ai është pezulluar deri në fund të këtij viti nga Federata e Notit e Japonisë, pas një afere jashtëmartesore.
26-vjeçari është pezulluar sepse e ka shkelur kodin e mirësjelljes së organit qeverisës japonez.
Kampioni i botës në 200 dhe 400 metra dha dorëheqjen nga detyra e kapitenit të ekipit olimpik të notit të Japonisë, pasi e pranoi se ka pasur aferë jashtëmartesore.
Megjithatë, ai do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Lojërat e shtyra Olimpike të Tokios më 2021-shin.
“Mendoj se ndjesa ime është për të vazhduar me notin, ta kthej besimin e familjes sime, e cila është thellësisht e lënduar nga sjellja ime e papërgjegjshme.
Dëshiroj të përballem me notin me përkushtim për t’ia filluar nga e para, në mënyrë që familja ime dhe të gjithë të më pranojnë përsëri si notar’, – deklaroi Seto./Bl.Ba/Fjala.al