Mesi i muajit tetor ka regjistruar dhe dëborën e parë për këtë sezon në Shqipëri. Reshjet e dëborës kanë rënë në malin e Tomorit dhe në malin e Gramozit duke ulur temperaturat në këto zona.
Në malin e Tomorrit reshjet e borës kanë nisur prej ditës së djeshme megjithëse nuk ka mbërritur në afërsi të fshatrave.
Të gjitha majat mbi 1800 metër në juglindje të vendit përfshirë dhe majën e Bigllës në Dardhë, janë zbardhur nga dëbora.
Jo.Be/Fjala