Kryeministri Rama përmes një statusi në facebook është shprehur mjaft i kënaqur nga reagimi i qytetarëve në ditën e parë të vendimit të ri për maska me detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
“Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Rama në facebook.
Ju dua shumë ka shkruar Rama që në nisje të statusit të tij./Jo.Be/Fjala.al