Pas dorëzimit të 19-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Shefit të Policisë Mentor Hasaj, dorëzohet edhe kushëriri i tij Verzen Bajrakurti.
Verzen Bajrakurti dyshohet të jetë bashkëpunëtor me Ilirian Hasanaj për atentatin e kryer me armë zjarri ndaj Shefit të Policisë Bashkiake përgjatë aksit rrugor Shkodër-Koplik.
Bajraktari dyshohet se ka pritur me makinë Ilirianin pas atentatit të kryer ku mbetën të plagosur Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj.
Kujtojmë se në datë 11 tetor 2020, u qëllua me armë zjarri drejt makinës ku udhëtonte Shefit të Policisë Mentor Hasanaj së bashku me babin dhe bashkëshorten Vjollca Hasanaj.
Kjo e fundit farmirësisht i shpëtoi plumbave ndërkohë që mbetën të plagosur Mentor Hasanaj dhe babai i tij. /Ra.My.Fjala.al/