Është zbardhur dëshmia e Ilirjan Hasanajt, autorit të atentatit në Malësinë e Madhe të ndodhur më 11 tetor.
Autori Ilirian Hasani ka treguar që arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie. 19-vjeçari ka pranuar që e ka qëlluar Mentor Hasanajn, por që e ka bërë pa paramendim pasi nuk ka qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë.
Më tej i riu ka rrëfyer se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Une e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam berë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjeshtë e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa.
Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.
Thjeshtë e kam parë rastesisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan te përgatitur”, është shprehur Ilirian Hasanaj./Jo.Be/Fjala.al