Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale R. Ç., banues në Fshat-Maliq. 25-vjeçari është arrestuar për transportim të emigrantëve të paligjshëm, kundrejt fitimit.
I riu i cili po transportonte emigrantët pasi u pikas nga policia përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, brenda të cilit u gjetën 30 emigrantë të paligjshëm.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./Jo.Be/Fjala.al