Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi ka qenë në fokusin e mediave rozë ditët e fundit pasi deklaroi se ndodhej në një histori dashurie me modelen indiane. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe tashmë ai e ka mohuar këtë lidhje.
I ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, Ardian Bujupi u pyet se cila është ‘Zhulieta’ e jetës së tij dhe ai u përgjigj: Sabrine. Menjëherë kjo deklaratë e këngëtarit mori ‘udhën’ në çdo media rozë duke e marrë si konfirmim të lidhjes së tij me modelen indiane, Sabrine Khan, për të cilët përflitej se ndodheshin në një histori dashurie.
Mirëpo pyetjen në emisionit duket se këngëtari e ka keqkuptuar dhe ka bërë lëmsh të gjithë showbizin dhe fansat e tij. Përmes një ‘instastory’, Ardiani shpjegon se Zhulieta është e shkuar e harruar dhe jo e dashura. Në këngën ku pjesë e videoklipit është modelja indiane Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot e dy ish-partnerëve.
“Përkundrazi! Juliet në këngën ‘Juliet’ është e shkuar e harruar! Dëgjoni një herë këngët e mia ju lutem”, ka shkruar këngëtari./Re.Gu/Fjala.al
