Shumë vepra dhe objekte arti janë dëmtuar rëndë në disa muze të Berlinit.
Policia të mërkurën konfirmoi dëmtimin e disa objekteve të cilat ishin spërkatur nga një lënë vajore.
Autorët e këtij akti ende nuk janë mësuar, por policia po vazhdon hetimin për identifikimin e tyre.
Mediat të cilat raportuan të parat ngjarjen, u shprehën se krimi ka ndodhur në 3 tetor, datë që përkon me përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë lindore dhe perëndimore.
Nuk është mësuar ende nëse data është zgjedhur qëllimisht për të përçuar ndonjë mesazh.
Akti vandal ishte “një nga sulmet më të mëdha ndaj veprave të artit dhe antikave në historinë e Gjermanisë së pasluftës”, shkruante e përditshmja gjermane Die Zeit.

Midis pjesëve të dëmtuara janë sarkofagët egjiptianë, skulptura prej guri dhe piktura të shekullit të 19-të. Përbërja e lëngshme ka lënë njolla të dukshme në veprat e artit dhe artefaktet.
Autoritetet megjithatë qëndruan të heshtura për gati tre javë. Sipas gazetës Tagesspiegel, Zyra e Policisë Kriminale u ka shkruar vizitorëve për t’i pyetur nëse kishin vënë re ndonjë gjë të dyshimtë. Menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet paraprake për të zbuluar dhe dëmet pasurore.
3 Tetori ishte dita e parë që muzeu u hap që nga marsi i vitit 2020 kur pandemia e koronavirusit detyroi mbylljen e tij.

Pesë muzetë që përbëjnë korpuzin e muzeve në qendër të Berlinit, janë ndër muzetë më të rëndësishëm në vend, duke u bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1999.
Muzeu Pergamon festoi ditëlindjen e tij të 90 në fillim të tetorit dhe është një nga muzetë më të njohur në Gjermani, duke tërhequr afërsisht 1 milion vizitorë në vit, kryesisht falë altarit të Pergamonit, i cili daton që nga shekulli i 2-të para Krishtit. /Re.Darkiva.fjala.al/